• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E AMBASADORIT/ Ruçi pret ambasadorin e BE-së, Soreca: Shqipëria duhet të jetë në BE
Home
Shqipëri

VIZITA E AMBASADORIT/ Ruçi pret ambasadorin e BE-së, Soreca: Shqipëria duhet të jetë në BE

12 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi priti ambasadorin e ri te misionit të BE-së në Tiranë, z. Luigi Soreca. Pasi e uroi ambasadorin Soreca për misionin e tij në Shqipëri, Kryetari i Kuvendit informoi gjerësisht mbi veprimtarinë dhe kontributin e Kuvendit në tre aspektet kryesore: kurorëzimin me sukses të hapjes së negociatave në qershor 2019; vazhdimin me vendosmëri të reformës në drejtësi dhe procesit të Vettingut; përfundimin e reformës zgjedhore.

Kuvendi është i angazhuar për realizimin e të gjitha detyrimeve të tij për kurorëzimin me sukses të hapjes së negociatave në qershor 2019. Pas publikimit të raportit me rekomandimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë, në maj 2018, Kuvendi hartoi Planin e Veprimit me 6 objektiva dhe 46 masa për realizimin e tyre. Deri më 1 tetor janë realizuar 22 nga 37 masa të parashikuara për periudhën 1 maj-31 tetor 2018, ndërsa 15 masa janë në proces. 9 masat e tjera janë programuar të realizohen gjatë periudhës 1 nëntor 2018 – prill 2019.

Kuvendi ka miratuar 7 ligjet prioritare që shoqërojnë amendimet Kushtetuese, përfshirë ligjin për vetting-un, dhe në total ka miratuar 17 nga 27 projektligjet e reformës në drejtësi. Ndërkohë, Komisioni për Çështjet Ligjore ka në proces shqyrtimi 7 projektligje të reformës. Gjatë periudhës Mars-30 Shtator 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar procedurën e rivlerësimit për 49 gjyqtarët dhe prokurorët të listës prioritare me 57 gjyqtarë dhe prokurorë.  25 nga 49 ose 48%   të shqyrtuarve janë larguar nga sistemi dhe 27 janë konfirmuar.

Ngritja e institucioneve të reja të reformës në sistemin e drejtësisë është i kushtëzuar nga procesi i vettting-ut si edhe konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Komisioni i Reformës ka bërë një punë të shkëlqyer, por është i nevojshëm vullneti politik i partive, të cilat duhet të afrohen në qëndrimet e tyre, në emër të interesave të vendit. “Nëse partitë arrijnë një kompromis, reforma miratohet që nesër”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi pret ambasadorin e ri të misionit të BE-së në Tiranë, z. Luigi Soreca.

Ambasadori Soreca nënvizoi se tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. “Objektivi i BE-së është i qartë: Shqipëria duhet të jetë në BE dhe për këtë po punojmë të gjithë”, u shpreh Ambasadori Soreca. Por për këtë duhen rezultate konkrete, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi po lavdërohet për kurajon dhe përgjegjësinë që po demostrohet për zbatimin e saj. Vetting-u po funksionon, por është shumë e rëndësishme të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet. Përsa i përket reformës zgjedhore, ajo po shkon drejt përfundimit, por për këtë duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lumë kritikash/ Futbollisti kroat si trajneri i Liverpoolit : Nuk mund të luash në një vend ku nuk fiton asgjë
Previous article MBRËMJE E FRIKSHME NË KRYEQYTET/ Përgjaken rrugët në vetëm pak orë. Çfarë ndodhi mbrëmë

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT