Vetëm në pak çaste mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në kryeqytet. Dy viktima janë shkaktuar brenda pak orëve, ku e para ishte vajza e mitur 13 vjeçare, Kasandra Brahja, e cila rezultoi se është vetvrarë, e ndërsa ngjarja e dytë ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”, ku 30 vjeçari Olti Hajdari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të shkaktuara nga 25 vjeçari me inicialet M.S.
Ngjarja e parë ka në periferi të kryeqytetit, në zonën e Babrroit:
Fillimisht u tha se një vajzë e mitur, 13 vjeçare kishte ndërruar jetë në spital, e ndërsa më vonë se ishte goditur me thikë. Ndërsa sot dyshime të tjera kanë dalë teksa familjarët e saj thonë se ajo është qëlluar me armë zjarri.
Përsa i përket autorit, policia dyshon se mund të jetë qëlluar nga e ëma. Zbardhja e ngjarjes ishte akoma e më e vështirë, pasi prindërit e vajzës ishin shurmemec, dhe duhet ndihma e ekspertëve për të komunikuar me ta. Në fund rezultoi se 13 vjeçarja Kasandra Brahja ka vrarë veten me armën e gjahut të të atit.
Ngjarja e dytë ka ndodhur në zonën e “Misto Mames”:
Ndërkohë që në mëngjesin sotëm, rreth orës 09:30 u njoftua për një tjetër viktimë. Personi është shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Misto Mames në Tiranë. Viktima ishte 30 vjeçari Olti Hajdari i cili u godit disa herë me thikë dhe më pas është lënë gjatë në rrugë.
Edhe pse u transportua për në spital, 30 vjeçari Hajdari nuk arriti që t’iu mbijetonte plagëve të marra. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. Ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes M.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili është ende në kërkim.
/AlpeNews.al


