• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE SMË SHTRONI RRUGËN”/ Arsyeja e MASAKRËS me TRE viktima në Mat (DETAJET)
Home
Breaking News

“PSE SMË SHTRONI RRUGËN”/ Arsyeja e MASAKRËS me TRE viktima në Mat (DETAJET)

11 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur ngjarja e ndodhur sot në fshatin Shëlli të Matit, ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre persona dhe një u plagos.

Burime nga policia bejnë me dije se shtetasi Kujtim Koxha, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit;

Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :
Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)

Hamit Buci , 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)

Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.

Nga veprimet procedurialep të kryera ka rezultuar se shtetasi Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth ores 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit .

Në këto moment shtetasi Kujtim Koxha ju ka thenë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht shtetasit Erzen Aliaj se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtepisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë . Në këtë kohë është çuar nga tavolina shtetasi Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me shtetasin Kujtim Koxha, dhe e ka goditur me shuplakë ne fytyrë .

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi shtetasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje te dehur .

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, ku falë një pune të mirëorganizuar nga Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P.Dibër, si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar Kujtim Koxha.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi armën e krimit tip automatik model 56 kaliber dhe 11 gëzhoja dhe nje kreher me 18 fishek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PESHQIT E MËDHENJ"/ Ngjela: Edhe nëse ka prova nuk mund të goditen sepse... (VIDEO)
Previous article NDODH NË TIRANË/ Të miturit i bien të fikët në rrugë. Policia dhe ambulanca... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT