• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI I FMN/ Shqipëria, si Argjentina, në zonën e rrezikut për borxhin e lartë në valutë
Home
Ekonomi
Portret

RAPORTI I FMN/ Shqipëria, si Argjentina, në zonën e rrezikut për borxhin e lartë në valutë

10 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Shqipëria u rendit në vendet me nivel të lartë rreziku për ekspozimin e borxhit publik në valutë të huaj. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi sot Raportin Global të Stabilitetit Financiar dhe renditi Shqipërinë në mesin e 51 vendeve në zhvillim me nivel të lartë të borxhit publik si në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto mbi (70 për qind), ashtu edhe për ekspozimin e lartë të detyrimeve në valutë mbi (50 për qind të totalit të borxhit).

Në grafikun e publikuar nga Fondi, Shqipëria është afër vendeve të tilla si Argjentina, Serbia, Ukraina, Tunizia, Armenia.

Fondi cilëson se, nivelet e larta të borxhit të jashtëm në valutë janë burim i rreziku për vendet, teksa shihet se pas krizës ekonomike të vitit 2008 këto detyrime janë rritur thuajse për pjesën dërrmuese të vendeve në zhvillim.

Në disa prej këtyre vendeve ku përfshihet edhe Shqipëria borxhi i jashtëm publik është më i lartë seeksportet dhe se rezerva valutore e vendit. Sipas të dhënave kombëtare në fund të muajit qershor 2018 borxhi i jashtëm i qeverisë u vlerësua në 3,5 miliardë euro, kryesisht si hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa, ndërsa eksportet gjatë vitit të kaluar ishin 2.1 miliardë euro.  Gjithashtu rezerva valutore e vendit ishte ne fund te 2017 rreth 2.9 miliardë euro, nivel më i ulët se borxhi i jashtëm i qeverisë.

Raporti Global i Stabilitetit Financiar vë në dukje se, një kombinim i borxhit të jashtëm në nivele të larta me nivele mbulimi relativisht të ulta do ta bënte një vend të prekshëm nga goditjet e jashtme.

Fondi tregon se vendet me ekspozim të lartë janë ato që kanë edhe borxh të lartë publik në raport me PBB dhe që në të njëjtën kohë ka edhe borxh të lartë në valutë. Shqipëria i ka të dyja dhe është renditur në fashën e vendeve me rrezik. Disa ende me ekonomi të madhe që janë ende në zhvillim të tilla si  Brazili dhe India kanë borxh të lartë, por ende kanë një nivel të ulët të borxhit në valutë të huaj.

Në gusht 2018, FMN vërejti se mbi 45 për qind e vendeve me të ardhura të ulëta dhe te mesme ku përfshihet edhe Shqipëria u klasifikuan me rrezik të lartë sa i përket qëndrueshmërisë së borxhit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SALIANJI KAPET "MAT" NGA GAZETARI/ Artan Hoxha tallet dhe për takimin me kunatin e “Babales”
Previous article "3.4 MILIONË EUROT DHE TOYOTAT"/ Fillon seanca gjyqësore. Mungon Basha, përfaqësohet nga...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT