• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SALIANJI KAPET “MAT” NGA GAZETARI/ Artan Hoxha tallet dhe për takimin me kunatin e “Babales”
Home
Breaking News

SALIANJI KAPET “MAT” NGA GAZETARI/ Artan Hoxha tallet dhe për takimin me kunatin e “Babales”

10 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur disa fakte të reja për çështjen “Babale”, të cilat vënë me shpatulla pas muri deputetin demokrat Ervin Salianji.

Duke folur nga studio e “Opinion” Hoxha ka thënë se në prokurori nuk është dërguar materiali origjinal, për shkak se gazetari nuk i ka dorëzuar mjetet përgjuese.

Më tej Hoxha ka shtuar se midis Salianjit dhe gazetarit Olldashi ka pasur disa telefonata të regjistruara.

“Duhet të ndajmë çështjen në vetvete me atë që thotë avokati.

Nëse më kujton te emisioni parë i kam bërë një pyetje gazetarit dhe i kam thënë ai ke dorëzuar materialet origjinale?

E ke dorëzuar pajisjen me të cilën është bërë regjistrimi?

Po më tha.

Në hetimet e Prokurorisë dhe në deklarimet e saj thotë se nuk e ka dorëzuar pajisjen në formë stilolapsi.

Për këtë arsye është ngatërruar përgjimi origjinal me ato në media.

Ka patur disa telefonata të përgjuara mes Salianjit dhe gazetarit.

Detaji tjetër është që dy përfaqësuesit e PD-së Alibeaj dhe Bardhi thonë që ne nuk e kemi kontaktuar “Babalen” dhe nuk kemi ditur gjë.

Ka patur një kakofoni, është fakti nëse e ka pasur gazetari apo dikush tjetër fillimisht audio-përgjimin.

Po nga hetimi që ka bërë Prokuroria, që nga data 20 ka pasur një telefonatë mes Salianjit dhe “Babales”.

Në datë 21 “Babalja” ka folur me gazetarin.

Ky është version i Prokurorisë.

E kemi diskutuar edhe kur ka ndodhur historia.

Problem tjetër është që gazetari ka punuar për emisionin të Paekspozuarit.

Ky material ishte i papërdorshëm, deklaroi drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi.

Enigma tjetër, është publikuar një material dhe “Babalja” thotë që kam qen tu pi kafe ditën e publikimit.

Ndërsa në datën 17 prokuroria ka regjistruar një telefonatë mes Salianjit dhe gazetarit në 1 e 30 të natës dhe Olldashi ka thënë që në 3 ka marrë në intervistë Babalen në zyrën e PD-së”, tha Hoxha.

Salianji ndërkohë është shprehur se nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili dyshohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjim.

Ndërkohë Hoxha i është përgjigjur se ndoshta mund ta ketë takuar por nuk e mban mend që është Fredi.

Salianji– Këtë fytyrë e kam parë dhe e kam hedhur në kosh

Hoxha- Je i sigurtë, je i sigurtë. Ti mund ta kesh takuar dhe ti se mban mend që është Fredi. Mos fol me kaq siguri se mund të ketë qenë Fredi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEGHAN MARKLE RIKTHEN FUNDIN E LËKURËS/ Ja ngjyra mjaft e vecantë me të cilën e prezanton (FOTO)
Previous article RAPORTI I FMN/ Shqipëria, si Argjentina, në zonën e rrezikut për borxhin e lartë në valutë

k.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT