• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
QYTETET MË “PIJANECE” TË VENDIT/ Ja kush shpenzon më shumë për alkool (RËNDITJA)
Home
Ekonomi
Portret

QYTETET MË “PIJANECE” TË VENDIT/ Ja kush shpenzon më shumë për alkool (RËNDITJA)

10 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?

Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%, të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.

Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre. Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.

Korçarët shpenzuan për alkool gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-ën ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.

Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më i ulëti ndër qarqe.

Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit. Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%. /Monitor/

Grafik Alkooli
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEKURUDHA DURRËS-POGRADEC/ BE financon studimin e rimëkëmbjes së saj
Previous article NGA "APPLE" TEK "NIKE"/ Njihuni me 17 markat më të fuqishme në botë

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT