• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
HEKURUDHA DURRËS-POGRADEC/ BE financon studimin e rimëkëmbjes së saj
Home
Ekonomi
Portret

HEKURUDHA DURRËS-POGRADEC/ BE financon studimin e rimëkëmbjes së saj

10 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Gjatë ditës së djeshme u prezantua Studimi i Realizueshmërisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë – Elbasan – Pogradec, financuar nga fondet e Komisionit Evropian, të mundësuara përmes Instrumentit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Studimi ka filluar në Prill 2017. Studimi është kryer në dy faza.

Gjatë fazës 1 u krye vlerësimi i para-realizueshmërisë për të gjithë linjën hekurudhore 151 km, 72 km e parë të të cilës ndërmjet Durrësit – Rrogozhinës – Elbasanit janë në punë sot. Pjesa e mbetur prej 79 km nga Elbasani në Pogradec nuk janë në funksion për shkak të gjendjes të keqe të linjës dhe të strukturave (urave dhe tuneleve) përgjatë saj.

Gjatë fazës 2, u përgatitën projekti paraprak dhe analiza përkatëse e kosto përfitimit për segmentin prioritar Durrës – Rrogozhinë, së bashku me vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, përgatitur sipas kuadrit ligjor vendas. Segmenti i linjës Durrës – Rrogozhinë është i gjatë 33.5 km. Kostoja e rehabilitimit vlerësohet në 52 milionë euro.

Rehabilitimi i këtij segmenti me prioritet të lartë do të përmbushë standartet e projektimit të Rrjetit Ndër Evropian me shpejtësi 100km/h dhe ngarkesë aksi 22.5 ton. Koha e udhëtimit do të reduktohet nga 60 minuta në 32 minuta. Lëvizja përgjatë këtij segmenti pritet të arrijë 330,000 pasagjerë dhe 1,100,000 ton mallra deri në vitin 2047. Përgatitja e këtij studimi është mundësuar nga Komisioni Evropian me një grant prej 720,000 euro dhënë Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOPJE E TË ËMËS/ Kylie Jenner bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)
Previous article QYTETET MË "PIJANECE" TË VENDIT/ Ja kush shpenzon më shumë për alkool (RËNDITJA)

k.autor

Postime të ngjashme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT