• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS REFERENDUMIT/ Emri i Maqedonisë “shkon” në Parlament për miratim
Home
Rajon

PAS REFERENDUMIT/ Emri i Maqedonisë “shkon” në Parlament për miratim

9 October, 2018 k.autor Rajon

Qeveria maqedonase miratoi të hënën një projekt-ligj mbi ndryshimin e emrit të vendit, siç është rënë dakord me Greqinë, dhe e kaloi atë në parlament për miratim.

 Kërkesat e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO qenë prej kohësh të bllokuara nga Greqia, por në qershor të dy vendet arritën një marrëveshje për ndryshimin e emrit të republikës ish-Jugosllave, në Republikën e Maqedonisë Veriore ,për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes 27-vjeçare.

Megjithatë, një referendum mbi marrëveshjen nuk arriti të kalojë kufijtë e pjesëmarrjes, duke e lënë çështjen për t’u zgjidhur në parlament, ku gjithsesi do të jetë e vështirë të arrihet numri i duhur i votave.

Kjo pasi koalicioni qeverisës, i cili ka 72 ligjvënës në parlamentin me 120 vende, dhe duhet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash, për të miratuar ligje për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se nëse parlamenti dështon të miratojë ligjin, ai do të thërriste zgjedhje të parakohshme, ndërsa Greqia pohoi se emri i Maqedonisë nënkupton pretendime territoriale për krahinën e saj veriore, me të njëjtin emër.

Sipas marrëveshjes, Shkupi zyrtarisht do të miratojë emrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, duke zëvendësuar ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, për t’u bashkuar me NATO-n dhe për të filluar procesin e pranimit në BE.

“Tani të gjithë deputetët në parlament, pa marrë parasysh se nga cilat parti ata janë, kanë detyrën dhe detyrimin historik përpara qytetarëve për të siguruar rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik”, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski në një konferencë shtypi të hënën.

Megjithatë, partia kryesore opozitare, nacionalistja VMRO-DPMNE, tha se deputetët e saj nuk do të votonin në favor të ndryshimeve kushtetuese për shkak të rezultatit të referendumit.

Vetëm 34 për qind e elektoratit votuan në referendumin më 30 shtator, i cili kishte një pyetje: “A jeni në favor të anëtarësimit në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”

Komisioni zgjedhor tha se referendumi nuk ishte i vlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Për të qenë e vlefshme pjesëmarrja duhet të jetë 50 për qind e votuesve me të drejtë vote, plus një votë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZOI "TOPLESS" E ME NË FOKUS TË PASMET/ Ronela Hajati "djeg" Instagramin (FOTO)
Previous article BETIMI I ANËTARIT TË RI TË GJYKATËS SË LARTË/ Trump-demokratëtve: Do e paguani në zgjedhjet e nëntorit

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT