• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETIMI I ANËTARIT TË RI TË GJYKATËS SË LARTË/ Trump-demokratëtve: Do e paguani në zgjedhjet e nëntorit
Home
Nderkombetare

BETIMI I ANËTARIT TË RI TË GJYKATËS SË LARTË/ Trump-demokratëtve: Do e paguani në zgjedhjet e nëntorit

9 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Disa orë para ceremonisë për betimin e anëtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Presidenti Donald Trump akuzoi demokratët se po komplotojë që ta heqin gjykatësin Brett Kavanaugh nga detyra.

Kavanaugh, që kaloi një proces konfirmimi të ashpër mes akuzave për sulm seksual kur ishte i ri, “u gjend në vorbullën e një kurthi të ngritur nga demokratët. Dhe tani ata duan të përdorin procedurën e shkarkimit për të”, tha Trump. Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti tha se një sulm ndaj Kavanaugh do t’i kushtonte partisë së opozitës, në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

“Publiku amerikan e ka parë këtë farsë dhe ishte e turpshme. Dhe mendoj se do ta shihni reagimin më 6 nëntor”, shtoi zoti Trump. Cremonia për Kavanaugh do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë. Ai e bëri zyrtarisht betimit disa orë pasi senati e konfirmoi atë me një diferencë të vogël votash për postin e përhershëm në gjykatën më të lartë të vendit.

Trump dhe republikanët shpresojnë që konfirmimi i gjykatësit konservator 53 vjeçar t’i entuziazmojë përkrahësit e tyre në zgjedhjet që do të vendosin fatin e kontrollit të Kongresit. Zëvendës kryetari demokrat i komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerry Nadler i Nju Jorkut ka thënë se partia e tij do të hetonte akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër Kavanaugh nëse demokratët marrin shumicën.

Demokratë të tjerë me peshë kanë lënë të kuptohet se nuk kanë plan që të fillojnë procedurë për shkarkimin e Kavanaugh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS REFERENDUMIT/ Emri i Maqedonisë “shkon” në Parlament për miratim
Previous article KËNGËTARET E NJOHURA LËNË PAS TË SHKUARËN/ Përkrahja për të njëjtën parti politike i dha fund sherrit

k.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT