• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KREDITË E KËQIJA/ Pa fshirjet nga bilancet ishin 1 miliardë euro, ose gati 30 % e totalit në 6-mujorin e parë
Home
Ekonomi
Portret

KREDITË E KËQIJA/ Pa fshirjet nga bilancet ishin 1 miliardë euro, ose gati 30 % e totalit në 6-mujorin e parë

4 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Kreditë e fshira nga bilancet e bankave që kur ky proces nisi në vitin 2015 arritën në 51 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të parë të 2018. Nëse këto hua nuk do të ishin fshirë nga llogaritë e bankave atëherë kreditë e këqija në fund të 6-mujorit të parë do të ishin 29.7% e totalit, nga 13.3% që janë sot.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë stoku i kredisë në 6-mujorin e parë të vitit ishte 430 miliardë lekë. Ndërsa kreditë me probleme shënuan 13.3% ( 77 miliardë lekë). Po ti shtojmë kësaj shume kreditë e fshira nga bilancet huatë që janë marrë dhe nuk janë kthyer në sistemin bankar arrijnë ne 128 miliardë lekë (1 miliard euro) ose rreth 29.7% e stokut të kredisë (430 mld leke) në të njëjtën periudhë.

Duke filluar nga janari 2015, bankat janë të detyruara nga kërkesat rregullative të ndërmarrin procesin e pastrimit të bilanceve, fshirjen e kredive që gjenden në kategorinë “e humbur” për më shumë se 3 vjet. Gjithsej, që nga fillimi i procesit janë fshirë 51 miliardë lekë kredi të humbura. Kjo shumë shtë e barabartë me rreth 40% të totalit të huasë problematike që nuk kthehet në afat në banka.

Që prej muajit dhjetor 2017 janë fshirë rreth 3.1 miliardë lekë kredi të humbura, të përfaqësuara kryesisht nga kreditë e bizneseve në lekë. Ndaj një viti më parë, teprica e kredive me probleme është tkurrur me rreth 16 miliardë lekë ose me 17%.

Banka e Shqipërisë raportoi se në 6-mujorin e parë të 2018 stoku i kredive me probleme zbriti me 3%, në nivelin 77 miliardë lekë. Sipas madhësisë së kontributit në rënien e tepricës së kredive me probleme renditen shlyerjet, fshirjet e kredive të humbura dhe kalimi i disa kredive me probleme në klasat performuese të kredisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë cilësia e kredisë paraqitet më e dobët për kredinë në valutë, kredinë për bizneset dhe kredinë me afat të gjatë maturimi. Në qershor 2018, cilësia e kredisë për secilin nga këto segmente shënoi përkatësisht 14.1% (valuta), 17.1% (biznesi) dhe 15.1% (afati i gjatë). Të gjithë këta tregues kanë shënuar rënie të lehtë gjatë periudhës.

Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar lehtë gjatë periudhës, duke vijuar prirjen e nisur që prej vitit 2015. Raporti i kredive me probleme për këtë kategori kredie ra në nivelin 12.4%, nga 12.6% në fund të vitit 2017.

Ndikimin kryesor në përmirësimin e cilësisë së kredisë së pambrojtur e dha kredia në euro. Raporti i cilësisë për kredinë e pambrojtur në euro ra nga 13% në 12.9%, ndërsa për portofolin në dollarë amerikanë raporti i kredive me probleme shënoi të njëjtin nivel si në muajin dhjetor 2017 (9.2%).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JEMI FAVORIT"/ Guardiola: City është prapa klubeve si Milani dhe Juventusi
Previous article TURQIA I BËN THIRRJE BE/ Mos bëni hapa prapa, Ballkani Perëndimor duhet…

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT