• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA I BËN THIRRJE BE/ Mos bëni hapa prapa, Ballkani Perëndimor duhet…
Home
Europë

TURQIA I BËN THIRRJE BE/ Mos bëni hapa prapa, Ballkani Perëndimor duhet…

4 October, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO dhe porositi se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i japë më shumë rëndësi Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun holandez Stef Blok në Ankara, Çavuşoğlu foli për referendumin e mbajtur të dielën në Maqedoni për Marrëveshjen për Emrin me Greqinë, duke theksuar rëndësinë që zgjedhjet dhe referendumet të jenë transparente dhe demokratike.

Shefi i diplomacisë turke tha se rezultati i referendumit është vendim i popullit të Maqedonisë dhe kjo duhet respektuar nga të gjithë, ndërsa shtoi se NATO-ja dhe BE-ja nuk duhet të hedhin hap mbrapa nga bashkëpunimi me Maqedoninë për shkak të rezultatit të referendumit.

“Maqedonia duhet t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në NATO, ndërkohë që BE-ja duhet t’i japë rëndësi më të madhe Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri i jashtëm turk Çavuşoğlu.

Ndryshe, referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni u mbajt pas Marrëveshjes së qershorit midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parashikon ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore si kusht kryesor për anëtarësimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Pyetja e referendumit, i cili është i treti me radhë në nivel shtetëror gjatë 27 viteve të pavarësisë së Maqedonisë, ishte: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë?”

Referendumi rezultoi me pjesëmarrje të ulët prej 36,91 për qind, prej të cilëve 91,46 për qind votuan “për”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KREDITË E KËQIJA/ Pa fshirjet nga bilancet ishin 1 miliardë euro, ose gati 30 % e totalit në 6-mujorin e parë
Previous article AUDITIMI FINANCIAR NË KAMËZ/ Raporti i KLSH: Xhelal Mziu "AVULLON" 322 mijë USD në 6 tendera

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT