• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYTJET/ Vjosa “Lumi i fundit i egër”, ja pse është zona më problematike në dhjetë vitet e fundit
Home
Breaking News

PËRMBYTJET/ Vjosa “Lumi i fundit i egër”, ja pse është zona më problematike në dhjetë vitet e fundit

1 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lumi Vjosa rrjedh i patrazuar nga burimi i tij në male, deri në detin Adriatik. Është lumi i fundit i “egër” i kësaj madhësie në Europë. Nga e gjithë gjatësia e tij prej 270 kilometrash Vjosa ka rrjedhje të lirë si lumë “i pazbutur” sidomos në 190 km e rrjedhës në territorin shqiptar. Është pikërisht kjo natyrë e paprekur që e bën Vjosën kaq të veçantë.
Këto dy ditë kanë qënë situata alarmante për Shqipërinë për shkak të përkeqësimit të motit.
Pothuajse 1 javë më parë është paralajmëruar për reshjet intensive dhe përmbytjet që priteshin të ndodhnin.
Sot, e gjithë Shqipëria është në gjendje të rëndë duke filluar nga Tirana që ende ka disa akse të bllokuara dhe duke vazhduar deri në Vjosë.
Kjo e fundit është zona me problematike e momentit. Situata është kthyer në rast emergjent duke filluar nga apeli i kryeministrit deri tek paralajmërimet e institucioneve të tjera.
Nuk është viti I parë që ndodh në këtë zonë pasi regjistrohen edhe disa përmbytje të tjera të mëdha gjatë viteve 2005 deri më sot.

Situata e krahasueshme me atë të vitit 2005
Përmbytjet e shkaktuara nga dalja nga shtrati e ujrave të lumit Vjosë, në fillim të dhjetorit të vitit 2005, janë më të mëdhatë që janë rregjisruar në të paktën 60 vitet e fundit në zonën e komunës Novoselë, 20 km në veri të Vlorës dhe në zona të tjera pranë këtij lumi. Rreshjet e dendura të shiut përgjatë gjithë basenit ujëmbledhës të këtij lumi, u shoqëruan me prurje të jashtëzakonshme. Të moshuar, banorë të fshatrave të kësaj komune shpreheshin atëherë se, pasoja të tilla, fryrje të lumit Vjosë, nuk kishin parë prej të paktën 5 dekadash.
Ajo, sipas specialistëve, nuk mund të zgjidhet as brenda një dite, apo një jave dhe as brenda një muaji. Gjërat mund dhe duhet të ishin bërë vite më parë. Prandaj dhe për momentin po punohet për të shmangur maksimalisht pasojat, ndërkohë që më pas do të punohet për perspektivën, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.

Sot, prefekti I fierit Baki Bala bëri një krahasim të gjëndjes ku Vjosa ndodhet tani me rastin e vitit 2015, që sipas tij ka qënë më i rëndi. Ai u shpreh se Vjosa ndodhet në pikën më kritike të saj që do të thotë se pritet një situate e ngjashme apo më e rëndë se ajo e 2015 në këtë zonë.
Të njëjtë gjë tha dhe Ministri I Bujqësisë, Niko Peleshi kur I bëri thirrje të gjithë qytetarëve të largohen sa më parë të jetë e mundur :Duhet ta themi se jemi në kufijtë kritikë të nivelit të lumit Vjosë. Por prurjet pritet të rriten. Jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 2015.

Përgatiti: B.Xhanija
AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Situata nga Berati/ Turbullohet uji, prurjet e shumta rrezikojnë ujësjellësin
Previous article LAJMI I FUNDIT/ Dy misione shpëtimi në pak minuta, Ministria e Shëndetësisë transporton me helikopterë dy gra nga Kruja. JA GJENDJA

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT