Opozita e bashkuar me në krye Lulzim Bashën, këtë javë ka bërë denoncime në media, por shumë e pafuqishme pasi duket sikur aleatët e Bashës ja kanë lënë peshën atij si protagonist.
Mazhoranca e cila është e fuqishme si numerikisht, ashtu e dhe me pushtetin i ka vazhduar seancat, parlamentare edhe pse opozita, nuk ka pranuar të jetë e pranishme.
Por çfarë prodhoi politika këtë javë që lamë pas?
E hëna ishte dita e “taksës” e cila mendohej se do të kishte një protestë si ajo e para dhe ku opozita lutej që të ndodhte por edhe kjo dështo vetë 20 të ardhur nga Tirana u mblodhë në atë protest. Një taksë e cila u pa si e arsyeshme nga qytetarët e Kukësit: 100 lekë për kuksianët, ndërsa mjetet e tjera, sipas parametrave, me tarifa që nisin nga 660 lekë.
Po atë ditë, që përkoi me nisjen e shkollave, opozita i kishte shpërndarë deputetet nëpër zona, për të evidentuar rënien e numrit të nxënësve e mbylljen e disa shkollave në vend. Për këtë temë nisi përplasja mes Ramës e Bashës në rrjetet sociale. Secili tha çka deshi, duke luajtur me epitetin “kukull”.
Por Lulzim Basha e ka një kauzë të re, me të cilën e nisi këtë sezon politik, 5 rregullat kryesore për vettingun e politikanëve. Propozimi për amendim të kushtetutës, nuk po gjen mbështetje nga Rama e Basha po shtyn përpara pjesën teknike, futjen në procedurë parlamentare sipas rregullores .
Edhe të ejnten opozita nuk mori pjesë në parlament aty ku do votohej për prishjen e Teatrit. Basha pati një takim të mërkurën në darkë me disa artist por ai nuk i mbrojti ata por vazhdoi planin duke bërë mbledhjen në Vlorë dhe mazhoranca votoi dekretin e Metës për Teatrin.
/AlpeNews.al