E njëjta situatë vetëm se këtë herë me pozicione të ndryshme. Kjo pasi LSI-së e edhe këtë herë mund të mbetet pa anëtarë KQZ-je.
Në 2013 pas prishjes së kualicionit me Berishën PD ngulmonte në shkarkimin e anetarit, të LSI Ilirjan Llupos dhe vëndin e tij ta zinte Klement Zguri i cili është sot edhe kryetari i KQZ-së.
PD e shkarkoi anetarin e LSI ku shkeli çdo ligj të mundshëm te saj. Dhe mandatin e anëtarit e mori PR e Fatmir Mediut.
Sot me mbarimin e mandatit të anëtarit të LSI ra si një këmbanë alarmi duke kërkuar që ta ketë LSI anëtarin nëpërmjet Vasilit, por një reagim i PS mandati i Veleshnjës i takon mazhorancës, pasi kur u zgjodh në vitin 2015 si propozim i LSI, partia asokohe e drejtuar nga Ilir Meta ishte në koalicion me PS.
Burime pranë Partisë Socialiste thanë se do të jetë kjo parti që do të propozojë pasuesin e Veleshnjës, duke e lënë kështu partinë e dytë opozitare pa asnjë përfaqësues në tryezën e vendimeve zgjedhore, pak muaj përpara zgjedhjeve.
Kështu, LSI ngelet në mëshirë të PD për t’i dhënë një përfaqësues në KQZ (mes vakancave të Shtjefnit e Osmanit), vendim i cili kërkon bujari të madhe nga ana e selisë blu.
/AlpeNews.al