• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5 shprehjet tipike të prindërve tanë që na kanë mbetur në mendje që nga vitet ’90
Home
Jetë

5 shprehjet tipike të prindërve tanë që na kanë mbetur në mendje që nga vitet ’90

30 November, 2017 g.autor Jetë

Të gjithë i cilësojnë vitet e fëmijërisë si të arta. Por nëse do të pyesnim sot një fëmijë sesi e kalon kohën e lirë dhe do ta krahasonim me jetën fëmijëve të viteve ’90, mund të themi se kanë ndryshuar kaq shumë gjëra. Për mirë apo për keq, këtë ua lëmë juve ta gjykoni.

Për të gjithë nostalgjikët, ne po sjellim sot disa nga këshillat dhe shprehjet më të famshme të prindërve tanë, të cilat, nëse ke lindur në vitet ’90, me siguri i ke dëgjuar të paktën 10000 herë në ditë dhe mirë ke bërë:

“Vish kanotiere”

Kanotiera ishte nëna e të gjitha veshjeve. Verë apo dimër, i sëmurë ose jo, mungesa e saj ishte një “halë në sy” për prindërit e viteve ’90. Sot, prindërit nuk janë edhe aq këmbëngulës, por të rriturit që kanë jetuar rininë në vitet ’90 e kanë ende në mendje këtë shprehje dhe e ndjekin këtë këshillë e sot e kësaj dite. Lorik Cana u shpreh para ca kohësh që nuk e lë gruaja të veshë kanotiere sepse i duket për “katunarë”. Por nëse do ta dëgjonte një nga prindërit këtë gjë, do thoshte: Ajo kanotiere e ka bërë djalin si azgan dhe të shëndetshëm!

“Në orën 8:00 të jesh në shtëpi”

Po lëmë me konsensus orën 8:00 për çunat, por nëse do të flasim për vajzat, ora 8:00 as nuk diskutohej. “Të jesh në shtëpi pa u errur”! Kjo dhe të tjera shprehje i dëgjonim shpesh ne fëmijët e viteve ’90, që të themi të drejtën, luanim më shumë jashtë sesa brenda.

“Beni s’ka ç’të hajë, ti i bën naze supës”

Do e hash se s’bën atë që ka gatuar mami për drekë. Të pëlqen ose jo, nuk ka alternativa. Harrojeni bukën me çokokrem apo me sallam, gjella e mamit të bëhej ferr. Se ç’faj kishe ti se prindërit e Benit nuk punonin, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi kishte që të haje atë që ishte përgatitur për drekë, apo darkë dhe mos ta vije fare në dyshim, ndryshe e merrte vesh babi, ose dhe lagja kur ikje me vrap.

“Mos pi pije të hapura në lokal se ka drogë”

Sot do thoni ju: Ku jepet kjo droga falas mor amani! Por në vitet ’90, frika nga droga ishte e madhe te prindërit të cilët na porosisnin me mijëra herë që të bënim kujdes me atë që konsumonim dhe me kë shoqëroheshim. Për të mos folur për atë që do të vishnim: Nuk duhej të ishte e shkurtër, nuk duhej të ishte e ngushtë, kanotiera sërish duhet të vinte me ty në disko, dhe asnjë fije buzëkuqi apo rimeli për gocat.

Këpucët/Xhupat duhen një numër më i madh se rritesh

Nëse një palë këpucë do të ishin të mëdha apo xhupi shumë i fryrë për një vajzë, kjo s’kishte rëndësi për prindërit e viteve ’90. Në fund të fundit, ata mendonin për të ardhmen, jetën e kishe para dhe këmba do të rritej, në dimër do të vishje çorape të trasha dhe xhupin do ta vishje edhe vitin tjetër, mundësisht e blije blu që ta vishte dhe vëllai. / iconstyle.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shërbimi i fshehtë gjerman kthen sytë nga Ballkani, fokusohet në Bosnjë
Previous article Strakosha më i miri në Itali, i dyti në Europë

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT