• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shërbimi i fshehtë gjerman kthen sytë nga Ballkani, fokusohet në Bosnjë
Home
Rajon

Shërbimi i fshehtë gjerman kthen sytë nga Ballkani, fokusohet në Bosnjë

30 November, 2017 Redaktor2 Rajon

Shërbimi Federal Informativ gjerman, BND e ka përqendruar vëmendjen gjithnjë e më shumë në Ballkan, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë, bën të ditur Berliner Zeitung. Shtetet e brishta të rajonit janë shqetësim për BND.

Shërbimi Federal Informativ gjerman për botën e jashtme, BND është gjithnjë e më i shqetësuar për tendencat islamike në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e deklarojnë burime nga shërbimi i fshehtë, të cilat citohen në numrin e së martës të gazetës Berliner Zeitung. Shërbimi i fshehtë raportohet se po e kthen vëmendjen tek i gjithë rajoni i brishtë i Ballkanit.

Për shumë dekada, popullata myslimane e Bosnjë-Hercegovinës ka përqafuar një interpretim shumë liberal të fesë islame. Por dallimet fetare u gjallëruan në procesin e shpërbërjes së shtetit socialist në vitet 1990 dhe që atëherë ndikimi i fesë në rajon ka qenë në rritje. Bosnja po përballet me një ndikim në rritje të shteteve të Gjirit.Berlin Zentrale Bundesnachrichtendienst BND (picture-alliance/dpa/P. Zinken)

Sipas raportit të së martës, Arabia Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit po investojnë shumë para për të nxitur në shoqërinë boshnjake një doktrinë shumë më strikte vahabiste të drejtimit sunit të fesë islame. Fondacione bamirësie saudite po pompojnë fonde në ndërtimin e qendrave të faljes, duke përfshirë edhe Xhaminë e Mbretit Fahd në Sarajevë, xhamia më e madhe në Ballkan, e cila dominohet nga Vahabitët.

“Shtetet e brishta”

Qindra vetë nga Bosnja dhe shtete të tjera me popullatë kryesisht myslimane në rajon, Kosovë dhe Shqipëri kanë shkuar vitet e fundit në Lindjen e Mesme për t’u bashkuar me milicët xhihadistë.08.2016 DW Highlights August 2016 Schattenweld BND

Dy javë më parë, shefi i BND, Bruno Kahl foli për lindjen e shteteve të dobëta në rajon, të cilat mund të preken lehtë nga luftërat civile dhe që mund t’u shërbejnë terroristëve si zonë tërheqjeje ose zonë operative. Në fjalën e tij në Fondacionin e afërt me CSU, Hanns-Seidel Kahl tha konkretisht:

“Indeksi i shteteve të brishta për 2016 ofron në këtë kuadër një pamje pak inkurajuese nga vështrimi gjerman. Në të, shtete si Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bjellorusia, Moldavia, Ukraina dhe Rusia grupohen në kategoritë Warning deri High Warning (paralajmërim deri paralajmërim i fortë)”. Kahl sqaroi më tej në fjalën e tij se kjo nuk do të thotë se në këto vende ka pësuar kolaps sistemi shtetëror. Por se “me sa duket ai gjithsesi nuk u përgjigjet standardeve të Evropës Perëndimore e Qendrore”./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Lady Gaga! Nuk do ta besoni sa seksi është bërë (Foto)
Previous article 5 shprehjet tipike të prindërve tanë që na kanë mbetur në mendje që nga vitet '90

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT