• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESA PËR PROKURORINË/ Alibeaj: Pezulloni dhe hetoni Arta Markun, po shpërbën çështjen “Shullazi”
Home
Shqipëri

KËRKESA PËR PROKURORINË/ Alibeaj: Pezulloni dhe hetoni Arta Markun, po shpërbën çështjen “Shullazi”

22 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetojë dhe pezullojë nga detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Thirrja vjen një ditë pas padisë ndaj Arta Markut. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në selinë e PD duke deklaruar se kryeprokurorja i ka shërbyer një qëllimi këto 9 muaj, shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin.

“Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin.
Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh.
Opinioni publik u njoh ditën e djeshme me padinë e Partisë Demokratike ndaj kryeprokurores që, në shpërdorim të detyrës, i shërbeu Edi Ramës dhe krimit, për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit.
Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerin nga çeshtja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i audit të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habiljat bënin trafik ndërkombëtar droge”, tha Alibeaj.

Sipas deputetit demokrat, shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama.

“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj.
Është po kaq urgjente nevoja për të verikuar:
– Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.
– Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e ccështjes “Shullazi”.
– Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist.
– Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit”, tha më tej Alibeaj.

Ai theksoi se është po aq e rëndësishme të hetohet me shpëjtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku.

“Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”, përfundoi deputeti i PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND DILEMA/ Zbulohet plani i BARCELONËS për POGBAN, do firmosi në...
Previous article GRUPI I RREZIKSHËM KRIMINAL/ Hoxha: Ja çfarë tha Safet Bajri pak muaj më parë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT