• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Abuzuan me azilkërkuesit shqiptarë, në prokurori operatorët turistikë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Abuzuan me azilkërkuesit shqiptarë, në prokurori operatorët turistikë

30 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Edhe kete te enjte ne Rinas jane riatdhesuar 41 shtetas nga Franca dhe Gjermania.

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda teksa ishte e pranishme në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve paralajmeroi procedim kompanive turistike që abuzojnë me azilkërkimin.

“Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Sigurisht numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar.

E theksoj sërish që Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësitë për shtetasit shqiptarë për të kërkuar azil janë zero.

Por ndërkohë, Policia e Shtetit po punon edhe në një plan tjetër, përveç forcimit të masave të kontrollit kufitar, të cilat janë shumë të rëndësishme.

Policia e Shtetit po merret edhe me investigimin e disa operatorëve turistikë apo individëve të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë me qëllimin për të kërkuar azil.

Gjithashtu po heton edhe për ata shtetas të cilët shtyn individë, pra shtetas shqiptarë për të kërkuar azil. Kemi një numër operatorësh turistikë të cilët ne i kemi hetuar dhe dosjet përkatëse i kemi dërguar në Prokurori.

Policia do të vazhdojë punën e saj në këtë drejtim.

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim edhe me organizatën ndërkombëtare IOM po punon në një projekt në të gjithë Shqipërinë. Një projekt të shtrirë në të 12 qarqet e vendit, ku logoja është “Zgjidhni mundësinë dhe jo të drejtën për të kërkuar azil”.

Besoj se pas gjithë këtyre operacioneve të riatdhesimit, numri të madh të shtetasve shqiptarë të kthyer në territorin e Shqipërisë, është i qartë mesazhi se nuk ka asnjë mundësi që shtetasit shqiptar të gjejnë rrugën më të lehtë për të migruar, atë të kërkimit të azilit. Pra, nuk është e mundur.

Policia e Shtetit e theksoj edhe një herë, do të vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë edhe në Aeroportin e Rinasit, por do të vijojë më tej edhe me investigimet që unë përmenda pak më lart të të gjithë operatorëve turistikë, individëve apo shoqatave që lëshojnë dokumenta false, për të mundësuar në mënyrë të padrejtë dhe të jashtëligjshme udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJE/ Shmangni lëvizjen në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet kalimi (FOTO)
Previous article Bushati, me Këshilltarin e Trump për Sigurinë: SHBA angazhim në rajon kundër influencës ruse (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT