Reshje e mëdha dhe të pa ndaluara gjatë gjithë ditës kanë sjellë edhe përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës. Siç shihet në foton e siguruar nga opinion.al uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.
Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.
Sakaq paralajmërohet se duhet shmangur lëvizja në autostradën Tiranë-Durrës pasi situata është përkeqësuar.