• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati, me Këshilltarin e Trump për Sigurinë: SHBA angazhim në rajon kundër influencës ruse (FOTO)
Home
Shqipëri

Bushati, me Këshilltarin e Trump për Sigurinë: SHBA angazhim në rajon kundër influencës ruse (FOTO)

30 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati takohet me Këshilltarin e Sigurisë së Presidetit Donald Trump, Gjeneralin Herbert Raymond McMaster

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Këshilltarin e Presidentit amerikan për çështjet e Sigurisë Gjeneralin McMaster. Në këtë takim që u përqendrua tek sfidat e sigurisë në rajon ishin të pranishëm ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Minsitri Bushati vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes të dy vendeve dhe falënderoi përfaqësuesin e lartë amerikan për mbështetjen që i ka dhenë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake në fushën e mbrojtjes si dhe asistencën për institucionet ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen e iniciativës së Presidentit Trump për një luftë frontale kundër terrorizmit në kuadër të Koalicioni Global si dhe për angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në operacionet paqeruajtëse të Aleancës Atlantike në zonat konfliktuale.

Ministri Bushati nënvizoi rëndësinë që qeveria shqiptare i jep punës dhe bashkëpunimit me komunitetet fetare për shkurajimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.

Më tej ministri Bushati kërkoi një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuar për të siguruar një përqasje gjithëpërfshirëse të strukturave të sigurisë në rajon dhe reduktuar influencën e aktorëve të tretë si e vetmja mundësi për të garantuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Kjo me sa duket, referuar interesave gjithnjë e në rritje të Rusisë në Ballkan.

Gjenerali McMaster vlerësoi kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm e radikalizmit dhe pozicionimin e saj të qartë në funksion të stabilitetit demokratik në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Abuzuan me azilkërkuesit shqiptarë, në prokurori operatorët turistikë
Previous article Braçe tregon një emër dhe pyet Bashën: A e njeh? Do vijë shpejt dita që…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT