Paralelisht me seancën plenare në Kuvend, opozita e bashkuar po zhvillon mbledhjen e paralajmëruar në Vlorë. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë aleatët e PD-së, LSI dhe PDIU. Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe të tjerë deputetë të opozitës. Në këtë mbledhje mungojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Vangjel Dule. Kryetari i PD-së, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku, që sipas tij, ndodhet në Kuvend për të legjitimuar vjedhjen që po bëhet me ligjin për Teatrin Komnbëtar.
Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokurores kukull e Ramës në kuvend është certifikata e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro.
Basha ka hedhur akuza drejt mazhorancës që sipas tij ka sjellë një drejtësi dhe një shtet në kolaps.
Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë. U kapën në një akt vjedhje. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një. Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin. Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, deklaroi Kreu i PD-së. Krimi i organizuar e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte për kontroll mes bandave ky viktimat janë qytetarët e pafajshëm.Jemi sot këtu për të çjerrë maskën e takimeve fasadë, për të treguar të vërtetën tronditëse të një qyteti të marrë peng nga krimi. Vlora s’mund të rri peng i krimit, fatura që po paguajmë është shumë e lartë, me pasiguri e bllokim total të rrugës së integrimit


