Çdo gjuhë e Europës ka harkun e vetë kohor që duhet mësuar. Nga të dhënat e Foreign Service Institute (Institutit të Shërbimeve të Huaja), konkretisht Qendra e Trajnimit për Gjuhët e huaja në ShBA, ka krijuar hartën e gjuhëve indoeuropiane duke i renditur ato nga më të thjeshtat për t’u mësuar, deri tek ato më të vështirat.
Gjuha shqipe për një të huaj do të dojë 44 javë kohë për t’u përvetësuar, ndërsa ndër gjuhët që futet tek më të lehtat renditet anglishtja.
Ajo që bie në sy në këtë hartë është se bashkë me Shqipërinë janë gjuhët e Evropës Lindore që mësohen me vështirësi, ku mund të përmendim grupin e gjuhëve slave (maqedonisht, serbisht, bullgarisht, dhe disa dialekte të tjera malazeze), apo edhe gjuhët si hungarishtja, dhe rumanishtja. / alpenews.al