Është liruar nga burgu Ermal Hoxha. Burime bëjnë me dije se nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë plot tre ditë më parë.
Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.
Operacioni u zhvillua katër vite më parë në Elbasan.


