• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËNËN IA VRAU BABAI/ Si ishte dita e parë e shkollës për 6 vajzat e Ardianës. U masakrua… (VIDEO)
Home
Sociale

NËNËN IA VRAU BABAI/ Si ishte dita e parë e shkollës për 6 vajzat e Ardianës. U masakrua… (VIDEO)

17 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjashtë fëmijët e familjes Shaholli në Durrës nëna e të cilëve Ardiana u vra mizorish nga babai i tyre në Çlirimi janë bërë gati për të nisur vitin e ri shkollor.

Katër vajzat e vogla plot me ëndrra janë bërë gati e janë nisur për në shkollë, për t’u bashkuar me shoqet e tyre pas një vere ndoshta më e keqja që kanë pasur në jetën e tyre. Në këtë mëngjes të ditës së parë të shkollës nuk kanë pranë asnjë prej prindërve të tyre, për t’i puthur e për t’iu uruar vitin e mbarë shkollor.

Dy fëmijët më të mëdhenj 18-vjeçarë, Shpendi dhe Pranvera të cilët janë nxënës maturantë këtë vit, kanë punuar gjithë sezonin e verës në një prej hoteleve të qytetit dhe do të vazhdojnë të punojnë deri sa hoteli të mbyllë sezonin veror, tregon vajza e madhe.

Për t’u nisur në shkollë i kanë ndihmuar të gjithë nga pak, shoqatat e të afërmit. Ata janë duke pritur që shteti t’u lidhë pension jetimi pas humbjes së nënës e futjes së babait në burg për të cilin kanë marrë edhe premtime.

Gjithë natën pothuajse nuk i ka zënë gjumi vajzat, Ermirën në klasën e tetë, Erisën në klasën e shtatë e më të voglën Fiorelën në klasën e dytë. Duan të mësojnë sa më shumë për të bërë krenare nënë e tyre.

Nisen për në shkollë por zemërthyera këtë vit. Nuk kanë mundur të blejnë kompletet e librave të rinj, por kanë siguruar libra të përdorur.

Gjyshi i tyre i moshuar Zaim Shaholli thotë se shteti duhet të mendojë t’iu lidhë nga një pension jetimi, sepse fëmijët janë pa mbështetje ekonomike.

Babi i tyre Çlirim Shaholli po përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes së bashkëshortes. Deri tani askush nuk e ka vizituar në burg. Asnjë prej fëmijëve dhe as prindërit e moshuar nuk e kanë falur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRBOHET" KLOPP/ Liverpooli pa sulmuesin kryesor në ndeshjen ndaj PSG
Previous article LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Mbyllet pjesën e parë, shumë emocione por pa gola (Video)

F.autor

Postime të ngjashme

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në... Aktualitet

EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT