• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT E FRIKSHME/ Brenda 24 orëve, shtatë gra denoncojnë burrat për DHUNË. Ja rastet
Home
Breaking News

SHIFRAT E FRIKSHME/ Brenda 24 orëve, shtatë gra denoncojnë burrat për DHUNË. Ja rastet

17 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Brenda 24 orëve të fundit, shtatë gra janë paraqitur në Komisariatet e Policisë së Tiranës duke denoncuar bashkëshortët për dhunë fizike e psikologjike.

Dy prej rasteve të denoncuara kanë qenë më të rënda e për rrjedhojë një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa tjetri nuk është gjetur nga ana e Policisë dhe është shpallur në kërkim.

Oficerët e Komisariatit Nr.1 kanë referuar materialet në Prokurori, pasi kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.I. 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases Xh.S.. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga shërbimet e Komisariatit Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi V.V., sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases M.V.. Policia tha se për shtetasen M.V. u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po në këtë Komisariat u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.J. banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti E.J. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.4 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.Th. banuese në Tiranë, sepse ish-bashkëjetuesi S.T. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Në Komisariatin Nr.5 janë denoncuar 2 raste të dhunës në familje dhe janë plotësuar kërkesëpaditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.K., sepse bashkëshorti R.K. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe për shtetasen A.Xh., sepse bashkëshorti Sh.Xh. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Në Komisariatin Nr.6 u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.L., banuese në Tiranë, bashkëshorti shtetasi N.L. ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZIMI I AVIONIT/ Rusia del kundër Holandës: Fajtore Ukraina
Previous article Noizy kërkon falje/ Përfundon seanca gjyqësore për sherrin mes OTR dhe BabaStars (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT