• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 3 KG HEROINË NË MAKINË/ Dëshmitë e politikanit shqiptar dhe këngëtares: Ne… (FOTOT)
Home
Breaking News

ME 3 KG HEROINË NË MAKINË/ Dëshmitë e politikanit shqiptar dhe këngëtares: Ne… (FOTOT)

15 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rediart Cankja dhe Shpresa S. do të qëndrojnë në një qeli në Francë deri në tetor. Kjo është ajo që vendosi një gjykatë në Francë ndaj dy të arrestuarve disa ditë më parë, pasi në makinën me të cilën lëviznin u gjetën rreth 3 kg heroinë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë marrjes në pyetje, të dy kanë mohuar të keni dijeni lidhur me sasië e drogës së gjetur në makinën që është në emër të shtetases kosovare.

25b7e0fe-b51c-11e8-88ce-e6aff89a4264_web_scale_0.2916667_0.2916667__

Këngëtarja Shpresa.S

Shpresa S., 43 vjeçe është një këngëtare e muzikës popullore. Ajo përforcon në komunitetin shqiptar në Antwerp të Belgjikës, por edhe në vende të tjera të Europës, raportuan më herët mediat belge. Të dielën e kaluar, Shpresa dhe Rediarti ishin rrugës për një shfaqje në Gjenevë të Zvicrës, kur u ndaluan në kufirin franko-zviceran në Viry. Agjentët e doganës zbuluan tre kilogram heroinë në një vend të fshehur në makinën e tyre. Shpresa S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës, raportuan pas aksionit të së dielës mediat belge.

Cankja 1

Politikani Rediart Cankja

Rediart Cankja është i njohur në jetën politike në Kosovë dhe Belgjike.

Jeta politikë në Kosovë

Cankja rezulton të jetë zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, raportuan mediat në Kosovë, pas lajmi të arrestimit të tij.

Cankja 2

Cankja, në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë. Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media. “Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj’,thuhej në komunikatën e VV-së në vitin 2017.

Cankja ka fotografi gjatë zgjedhjeve të qendrës së VV-në Belgjikë, dhe gjithashtu ka fotografi edhe me Albin Kurtin.

Jeta politikë në Belgjikë

Kur ishte adoleshent, ai emigroi nga Shqipëria nëpërmjet Gjermanisë në Belgjikë. Pas një jete në ilegalitet, filloi të punonte si përkthyes shqiptar, ndër të tjera për policinë. Përveç kësaj, ai jep kurse integruese për të ata shqiptarë që sapo kishin emigruar në Belgjikë.

Cankja 3

Teksa zgjedhjet lokale afrohen në Belgjikë, Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antwerp dhe në vendin e dhjetë të listës së “CD & V” në Ekeren.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Teuta-Kukësi/ Formacionet: Cungu vjen me një debutues, Shkëmbi me ndryshime
Previous article EKSKLUZIVE/ Flet vajza BUKUROSHE e ish deputetes, Ada Deda: Projekti politik dhe përqafimi me Dr. Berishën

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT