Ndonëse ështe divorcuar nga ish burri i saj, një 23 vjeçare nuk është “divorcuar” nga ish vjehrra e saj. Kjo e fundit “nuk po ia ndan” dhunën.
Bëhet fjalë për në Kurbin, ku sipas policisë 56 vjeçarja me inicialet V.K banuese në Sanxhak, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj 23 vjeçares me inicialet M.K.
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 13. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M. K., vjeçe 23, banuese në Laç, pasi ish-vjehrra, V. K., vjeçe 56, banuese në Sanxhak, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


