• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RIVALËT E ALDO BARES”/ Kush janë dy personat e kërkuar për vrasje dhe trafikim droge (EMRAT)
Home
Breaking News

“RIVALËT E ALDO BARES”/ Kush janë dy personat e kërkuar për vrasje dhe trafikim droge (EMRAT)

14 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

RENEA blindoi sot fshatin Rremas në Divjakë me qëllim arrestimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, autorit të masakrës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Laert Haxhiu është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

SKEDA/ Kush është Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge etj. Sipas të dhënave zyrtare që tashmë rezultojnë në dosjet e Prokurorisë e Gjyqësorit, Laert Haxhiu është autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala, 29 vjeç.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën “Iriqi” mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010. Viktima njihej si pjesë në bandën e Aldo Bares. Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Ai doli nga burgu në fund të 2014-s, ndërsa u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua. Në fund, Gjykata e Durrësit e dënoi Haxhiun për moskallëzim krimi, duke dhënë 17 muaj burgim për të, pavarësisht se Prokuroria e Durrësit kërkoi dënimin e tij me 8 vite burg si i përfshirë në trafik droge. “Gjykata, në bazë të neneve 379 e vijues të K. Pr. Penale, vendosi: 1- Të deklarojë fajtor të pandehurin Laert Haxhiu, për veprën penale “moskallëzim krimi”, dhe në bazë të N.300/1 të K. Penal e dënon me 26 (njëzetë e gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të N. 406 të K. Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Laert Haxhiu me 17 muaj e 10 ditë burgim. Vuajtja e dënimit të pandehurit Laert Haxhiu i fillon nga dita e arrestimit, datë 10.6.2015″, thuhet në vendimin e dhënë më 19 maj të vitit 2016 nga Gjykata e Durrësit. Sipas Gjykatës, lidhur me ngjarjen, Haxhiu deklaroi se ditën e ngjarjes është nisur rreth orës 12:00 – 12:30 nga shtëpia e tij në Lushnjë, me makinën e të fejuarës së tij dhe me mikun e tij të quajtur Saimir Taullau.

Me shtetasin Saimir Taullau njihet pasi e ka mik shtëpie, por nuk ka dijeni se ai merret me trafik apo me shitje të lëndëve narkotike. Haxhiu kishte edhe një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se e ka përdorur edhe për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Haxhiu rezulton se ishte shoku i ngushtë i Saimir Taullaut. Në vitin 2005, vëllai i Saimir Taullaut, Baki Taullau, është ekzekutuar me armë zjarri. Familja Taullau njihet për konfliktin e hapur me bandën e Aldo Bares. Familja Taullau ka akuzuar bandën e Lushnjës për vrasjen e Baki Taullaut në vitin 2005. Babai i Xhulios, Ramadan Shkurti, u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, Orges Bilbili, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Ai rezulton person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Bashkë me dy të plagosurit ka qenë edhe Zamir Latifi, i cili asokohe nuk pësoi plagë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A U MARTUAN VËRTETË JUSTIN DHE HAILEY?/ Deklarata e modeles shuan çdo dyshim
Previous article NDËSHKIMI PËR SHKELJET/ Shoferët bien në "kurthin" e policisë, 12 të arrestuar (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT