Një ngjarje e pazakontë ndodhi para dy ditësh në Pukë. Aty ku tre persona nën kërcënimin e armëve grabitën kabullin elektrik në Minierën e Munellës.
Sot, është bërë e mundur nga Policia arrestimi i dy prej tyre.
Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë.
Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë.
AlpeNews.al mëson se Florian Bunaj është personi që shihni mëposhtë:
Njoftimi i dy diitëve më parë i komisariatit të Policisë, Pukë
Më datë 11. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. C., dhe Xh. K., 41 e 40 vjeç, banues në Fushë Arrës, roje në minierën e Munellës, pasi më datë 10. 09. 2018, në orët e para të mëngjesit dy persona nën kërcënimin e armës kanë izoluar shtetasin D. C., duke i marrë telefonin, si dhe kanë vjedhur kabullin e energjisë elektrike, kurse Xh. K., duke qenë në një objekt pranë nuk e ka ndihmuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 139 të Kodit Penal.



