• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËN MINIERËN E MUNELLËS ME ARMË/ Si u kapën dy të rinjtë kur… (EMRAT)
Home
Breaking News

GRABITËN MINIERËN E MUNELLËS ME ARMË/ Si u kapën dy të rinjtë kur… (EMRAT)

13 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Pukës ka bërë te ditur se ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në minierën e Munellës. Sipas Policisë janë identifikuar dhe janë kapur autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sipas Policisë, mësohet se është bërë arrestimi në flagrancë i Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë dhe Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë.

Arrestimi i tyre u bë sepse nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10. 09. 2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vjedhja ndodhi dy ditë më parë, kur tre persona kanë grabitur nënë kërcënimin e armëve, kabullin elektrik në minierën e Munellës në Pukë.

Ditën e vjedhjes, Policia prangosi dy rojeve të minierës.

Njoftimi i sotëm i komisariatit të Policisë, Pukë

Policia zbardh vjedhjen e ndodhur në Minierën e Munellës.

Identifikohen dhe kapen autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë.

Arrestohen 2 nga  autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale  kabulli i vjedhur në Minierë, në vlerën 6 milion lekë të vjetra.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë pas një pune intensive hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Florian Bunaj, 28 vjeç, banues në Lezhë,

Lek Marku, 20 vjeç, banues në fshatin Kimëz, Pukë,

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se me datës 10.09.2018, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin B. M. 35 vjeç banues në Pukë, i cili u shpall në kërkim, dyshohet se  nën kërcënimin e armës  kanë vjedhur një sasi kabulli në Minieren e Munellës.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Njoftimi i dy diitëve më parë i komisariatit të Policisë, Pukë

Më datë 11. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. C., dhe Xh. K., 41 e 40 vjeç, banues në Fushë Arrës, roje në minierën e Munellës, pasi më datë 10. 09. 2018, në orët e para të mëngjesit dy persona nën kërcënimin e armës  kanë izoluar shtetasin D. C., duke i marrë telefonin, si dhe kanë vjedhur kabullin e energjisë elektrike, kurse Xh. K., duke qenë në një objekt pranë nuk e ka ndihmuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 248 e 139 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PO LUAN TITULLAR/ Shaqiri: Do kem dhe unë mundësinë time, kam qenë dhe më parë në...
Previous article EKSKLUZIVE/ Daniel Godelli: Do synoj MEDALJE në botëror, na duan vetëm kur fitojmë medalje

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT