• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNIMI I FËMIJËS ME AUTIZËM/ Flet babai: Si im bir, keqtrajtoheshin edhe të tjerë (VIDEO)
Home
Breaking News

DHUNIMI I FËMIJËS ME AUTIZËM/ Flet babai: Si im bir, keqtrajtoheshin edhe të tjerë (VIDEO)

13 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas publikimit të rastit të një 12 vjeçari të dhunuar e keqtrajtuar brenda qendrës që rehabilitimit “Jam si Ju”, flet edhe babai i Fortunato Bacit,  i cili është njëherësh edhe nënkryetari i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar.

“Ajo është një qendër rehabilitimi 24 orëshe dhe atje mblidhen fëmijë nga të gjitha qytetet. Familjet i lënë atje dhe nuk kanë mundësi për kontroll, por ajo që ndodh është e tmerrshme më besoni. Atje fëmijët rrihen dhe lihen pa ngrënë”

Fortunato Baci

Ai akuzon drejtpërdrejt drejtoreshën e qendrës, Alda Shulla si njeriun përgjegjës për gjithë sa ndodh brenda qendrës dhe thotë se e njëjta histori si me djalin e tij përsëritet rëndom edhe më fëmijë të tjerë brenda qendrës.

“Alda Shulla drejtoresha e qendrës ka firmë ndërtimi atje, ka mbështetje politike se është me LSI, bën ligjin në Berat. Në vend që të më mbështeste kur iu ankova ajo më ktheu shpinën. I shkova në mënyrë shoqërore, iu luta që fëmija im të mos dhunohej, por e kotë! Do gjej avokat nga Tirana se këtu bën ligjin ajo. Kam edhe një dëshmitare, një punonjëse që më hapi sytë, e cila është e gatshme të vijë në gjyq e të rrëfejë se të gjithë fëmijët aty dhunohen. Ajo ka qenë punonjëse dhe e ka lënë punën pikërisht për këtë fakt”

Fortunato Baci

Fortunato dhe bashkëshortja e tij kanë edhe një djalë tjetër autik, i cili kurohet në Itali. Ai thotë se kishin zgjedhur këtë qendrër për 12- vjeçarin pasi bashkëshortja nuk mund të kujdesej më për shkak të një problemi shëndetësor, por që prej javës së parë të qëndrimit jeta për të birin e familjen e tyre u kthye në mankth.

“Në 1 qershor 2018 e regjistruam për herë të parë djalin në qendrën ‘Jam si ju’ në Berat… Brenda javës kuptova që ndaj djalit ushtrohej dhunë. Shkova tek drejtoresha por ma mohoi. Ne edhe ushqimin ia çonim nga jashtë se djalin nuk e ushqenin. Më thoshin kujdestarët që i bie të fikët se nuk ha bukë. Kur e pashë se situatën nuk munda ta rregulloja unë që jam nënkryetar i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar, imagjino të tjerët. Nuk më mbante më shpirti dhe vendosa të bëj këtë video që kam shpërndarë në rrjetet sociale. E them me plot gojën që djali rrihej, dhunohej e kafshohej në mënyrë çnjerëzore brenda qendrës.

Fortunato Baci

 

Ai tregon se i biri nuk është i dhunshëm, madje kur ka kriza nuk bërtet dhe as veteqëllohet, por vetëm përplas këmbët në tokë. Por pas qëndrimit për dy muaj në qendrën “Jam si ju” Fortunato shprehet se gjendja e tij është përkeqësuar.

“Djali zgjohet natën, trembet e bërtet…këto shenja ia ka lënë dhuna në atë qendër. Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje”

Fortunato Baci

Fortunato ka bërë edhe një denoncim në polici për rastin dhe thotë se çështja po hetohet nga Prokuroria tashmë. Ai apelon që edhe prindërit e tjerë që kanë fëmijët në atë qëndër të reagojnë e të kujdesen për ta.

Njoftimi

Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal

Denoncimi i babait

Debati mes punonjëses dhe prindërve të fëmijës
Prindërit: Djali ka qenë në spital dje, i merren mend, nuk ka fuqi. Djalin po e marrim të vrarë dhe pa ngrënë. Na sill letrën tani, ta firmosim.
Punonjësja: Dje më thanë se hëngri dhe e nxori, ka pirë vetëm ujë.
Prindërit: Po si nuk njoftohet njeri? Doktori me leje është?
Punonjësja: Ai nuk ka qenë sëmurë, mbase hëngri shumë byrek, një e gjysmë dhe e ka nxjerrë
Prindërit: Djalin e mora të vrarë dhe pa ngrënë gjithë javën
Punonjësja: Fillimisht nuk hapte gojën, ai filloi njëherë, pastaj, por..
Prindërit: Je nënë ti apo jo?! Fëmija pa ngrënë, këtë javë që nuk erdhëm shiko si është katandisur. Drejtoresha thotë ju e shqetësoni se vini shpesh, por ja kur nuk erdhëm ne, çfarë ndodhi!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI NË EKRAN/ Ilva Tare flet më në fund për projektin e ri
Previous article LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Basha: Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT