Sigurohet foto ekskluzive të Marjo Metushajt, i riu që është zhdukur në Vlorë më 16 qershor të vitit 2017.
Marjo Metushaj është kushëriri i Julian Metushajt, personi që tentoi të ekzekutonte me snajper vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj.
Marjo Metushaj, është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur.



