Emrat e 5 të arrestuarve nga aksioni i FNSH-së dhe RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Nga 11 të ndaluar, 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë. Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Ylli Çangu djali i Naim Çangut dhe Skender Lezës. Në total janë pesë të arrestuar. Burimet bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë urdhër arresti për Durim Bamin dhe Flamur Haken, të cilit deri në këto momente i është sekuestruar një mjet i blinduar.


