• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E FOSHNJËS NË DURRËS/ Flet mjekja: Ja sëmundja e rrallë, kishte thyerje të …
Home
Breaking News

VDEKJA E FOSHNJËS NË DURRËS/ Flet mjekja: Ja sëmundja e rrallë, kishte thyerje të …

12 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas vdekjes së foshnjës në Spitalin e Durrësit, e cila kishte vetëm 4 ditë që kishte ardhur në jetë ka reaguar për Faxnews  edhe shefja e neonatologjise, Dhurata Besholli.

“Bëmë të pamundurën për të mbajtur fëmijën në jetë. Pati komplikacione dhe kishte thyerje te të gjitha kockave. Le ta përcaktojë ekspertiza shkakun, jemi të hapur për çdo lloj hetimi. Kam asistuar vetë në lindjen e fëmijës dhe kemi bërë të pamundurën për ta mbajtur në jetë foshnjën”, tha ajo.

Ndërkaq pas saj ka reaguar edhe spitali i Durrësit, i cili përmes një reagimi zyrtar thekson se foshnja vuante nga një sindromë e rrallë gjenetike dhe se stafi i spitalit bëri të pamundurën për ta mbajtur në jetë.

“Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e fëmijës së tyre, drejtoria e spitalit rajonal të Durrësit sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për “’osveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së një foshnje të porsalindur’ si vijon:

Pacientja V. G., u paraqit në spital më datë 07. 09. 2018 në orën 08.00, gravidance 39 javë, paraqitje podalike dhe menjëherë u krye ndërhyrja sectio caesarea segmentare.

Pacientja është asistuar me profesionalizëm gjatë lindjes dhe foshnja u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Sipas mjekut operator, ekstraksioni i fetusit paraqiti vështirësi dhe u vu re gjatë lindjes frakturë femorale dhe humerale, vërtetuar dhe me grafi.

Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, në konsultë me ortopedët dhe shërbimin terciar, por fatkeqësisht fëmija ka qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, duke ndërruar jetë më datë 11. 09. 2018.

Sipas mjekëve, foshnja dyshohet të ketë pasur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Aktualisht është kryer autopsia dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-logjore për shkakun e vdekjes së foshnjes”, reagon spitali i Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga largimi i Grezdës tek zëvendësimet e dështuara, ja çfarë nuk shkoi me Shqipërinë
Previous article LEGJENDA E FRANCËS/ Mourinho duket i lodhur dhe po vuan te Man United

k.autor

Postime të ngjashme

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen Aktualitet

"PËRPLASJA" PARA KRYEMINISTRISË/ Protestuesit përballen me policinë ndërsa Rama pret von der Leyen

VETËVRASJA E XHUANA NIKOLLAJT/ Arrestohet pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati ish-bashkëshorti Aktualitet

VETËVRASJA E XHUANA NIKOLLAJT/ Arrestohet pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati ish-bashkëshorti

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës Breaking News

NDIHMË E RE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE/ Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT