Një aksident ka ndodhur në Korçë ku një motor është përplasur me një makinë. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person i cili ndodhet në spital.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 09.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit A.B., dhe P.M., vjeç 59 e 34, banues në Korçë dhe Devoll, pasi në qytetin e Korçës, shtetasi A.B., duke drejtuar motorin tip “Amadeos”, ka përplasur në pjesën e pasme, mjetin tip “Audi”, të drejtuar nga shtetasi P.M., i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.


