• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË MEMALIAJ/ Lihen në burg babë e bir: Ne ndodheshim rastësisht në…
Home
Breaking News

VRASJA NË MEMALIAJ/ Lihen në burg babë e bir: Ne ndodheshim rastësisht në…

10 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Gjirokastrës jep masën ‘arrest me burg’ për babë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43-vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.

Gazetari Piro Nase raporton për Shqiptarja.com dhe Report Tv se edhe sot në sallën e gjyqit të dy, si babai dhe djali mohuan akuzat dhe thanë se ndodheshin rastësisht në fshatin Rabije.

“Pavarësisht konflikteve të mëparshme, me të kemi pasur raporte si me të gjithë banorët e tjerë të fshatit”, kanë thënë ata në gjykatë duke mohuar të kenë lidhje me vrasjen.

KONFLIKTI PER TOKËN

Dy vjet më parë ata kanë paditur në Gjykatën e Gjirokastrës viktimën për tokat që sipas tyre nuk ishin të tijat.  Hetem Muho pretendonte që viktima i kishte falsifikuar dokumentet e pronave, ndërkohë që 43-vjeçari pretendonte që  e kishte e fituar tokë me ligjin 7501. Mësohet gjithashtu se ishte vetë Hetem Muho ai që e pushoi çështjen në gjyq në mënyrë të njëanshme për arsye ende të panjohura.

Në një intervistë për ‘Report Tv’, një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, babai dhe vjehrri i viktimës kanë folur për Report Tv, duke hedhur dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Gjolek Muho, babai i Alket Muhos, është shprehur se nuk e ka dijeninë përse është vrarë i biri. Ndërsa, Riza Ardita, vjehrri i viktimës, ka përjashtuar pistën e dekonspirimit nga policia pasi informoi për drogën. Vjehrri ka thënë se e di shumë mirë kush e ka vrarë 43-vjeçarin duke përmendur konflikte pronësie. Dyshime këto që përkojnë me ato të policisë.

Por kunati i viktimës, i cili do të mbetet anonim, dha një tjetër version ekskluzivisht për Report Tv disa orë para arrestimit të autorëve. Sipas tij, Muho prej një viti telefononte policinë për të treguar se në zonë mbillej kanabis, por vetëm kur iu drejtua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në zonë erdhën policë për kontroll. I riu që jeton në Greqi thotë se në fshatin Rabije por edhe fshatra të tjerë mbillet masivisht kanabis që prej vitit 2016-të. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai është shprehur se prej një viti Muho dhe familja e tij jetonin me zhurmën e kallashnikovëve, të përdorur gjatë natës për të ruajtur parcelat e kanabisit.

NGJARJA 

Alket Muho, 43-vjeç, u vra me 7 plumba ditën e djeshme në orën 10:10 në fshatin Rabie të Memaliajt. Për vrasjen e tij, policia raportoi 12 orë me vonesë dhe vetëm pas dhënies së lajmit nga Report Tv. Fillimisht mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, u hodh pista se ai mund të ishte vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por asnjëherë nuk u përjashtua mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie.

Ditën e djeshme, pak para se të ekzekutohej viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. E shoqja ka thënë në polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë.  Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka 100 metra larg shtëpisë ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë. Prokuroria ka konfirmuar se Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat. Grupi hetimor ka dyshime se armës automatike i është vendosur një rrobë për të mos lenë gëzhoja në vendin e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CAPITAL T BËHET NOSTALGJIK/ Tregon si dukej kur ishte fëmijë (FOTO)
Previous article LETRA PËR TEATRIN/ Tabaku: Të bashkuar mund ta ndalim dhe rrëzojmë të keqen

k.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT