Një ditë normale kjo e sotma, e hënë dhe fillim jave. Kështu mund të duket për shumë njerëz, por jo për të moshuarit e kryeqytetit.
Diçka ndryshe duket se i ka surprizuar ata. Mesa duket policia po ndërmerr një fushatë të re sensibilizuese nga ana e saj, për të ndihmuar të moshuarit teksa kalojnë rrugën.
Siç shihet dhe në foto, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” punonjësi i policisë po shoqëron të moshuarin tëksa po kalon rrugën, dhe sigurisht që bën makinat të ndalojnë.
Nëse për disa persona motoja e përdorur “policia që duam” nuk ishte në preferencat e tyre, mesa duket të moshuarit, të paktën do ta mendojnë dhe një herë.




