Policia e Devollit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Angels Ago i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme ku si pasojë 3 të rinj, mes tyre edhe vetë drejtuesi mbetën të plagosur në hyrje të qytetit të Bilisht.
Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, kjo u vërtetua edhe nga kampinët e gjakut që iu mor pas aksidentit.
Ndërkohë, një prej të plagosurve u dërgua në gjendje të rende drejt Tiranës, pasi ka marrë plagë në kokë.
Në Spital ndodhen shtetasit :
E.D, 22 vjeç
K.M, 22 vjeç
A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.
Dy të parët, ndodhen në reanimacion për momentin. Ndërsa shtetasi A.A, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Detajet e policisë:
Më datë 09.09.2018, jemi njoftuar se në hyrje të qytetit të Bilishtit, drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere në mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


