• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEHRRI I PLAGOSI ME THIKË E PISTOLETË/ Ish dhëndrat që patën FATIN E KEQ. Nga “Më dhunonte vajzën” tek…
Home
Breaking News

VJEHRRI I PLAGOSI ME THIKË E PISTOLETË/ Ish dhëndrat që patën FATIN E KEQ. Nga “Më dhunonte vajzën” tek…

9 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 54 vjeçari ka plagosur ish dhendrin e tij.

Arsyet e konfliktit nuk janë bërë ende të qarta por dyshohet se ka lidhje me vajzën dhe atësinë e femijes që mesa duket, 25 vjeçari nuk ka dashur ta njohë.

Thënë kjo, raste të tilla nuk kanë qënë të pakta në vendin tonë. Për arsye nga më të ndryshme, qoftq nga dhunimi i vajzës së tyre, qoftë për pishrje biznesesh, “vjehrrët” nuk kanë duruar dhe kanë marë masa duke tentuar edhe për ti vrarë.


Çfarë ndodhi sot:

Në oren 19:10 në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis  Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij  S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me sepatë dhe ka plagosur S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Berat, vjehrri i shkon në shtëpi dhëndrit dhe e plagos me thikë

Një vizitë  e prindërve në shtëpinë e vajzës së martuar ka përfunduar në përdorim thikash dhe plagosje.

Ngjarja ka ndodhur në Berat. Behar K, 51 vjeç, banues në Zhitom të Poliçanit ka goditur me thikë dhëndrin në shtëpinë e vet, O.Xh, 30 vjeç.

Pasi ka plagosur të riun ai ka kanosur dhe bashkëshorten, shtetasen M.K, 51 vjeçe.

Policia ka arrestuar 51 vjeçarin.

Vjehrri plagos dhëndrin në lokal, i dhunonte vajzën

 

Një pronar lokali në Shkodër plagosi dhëndrin me tre plumba pistolete. 

Autori i krimit u arrestua menjëhere. Plagosja është kryer në ambientet e lokalit “Dubai” në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ngjarja është komentuar edhe më shumë në qytet, pasi vjehrri bashkë me dhëndrin kanë qenë bashkëpronarë të këtij lokali. Sipas hetuesve të çështjes, 57-vjeçari Tom Ndoi, paraditen e djeshme kishte nisur t’i kërkonte llogari dhëndrit për keqtrajtimin që i bënte së bijës. Sherret mes çiftit dhe keqtrajtimi sistematik i vajzës nga Nika, ka acaruar Ndoin.

Në debat e sipër me dhëndrin, pronari i lokalit “Dubai”, ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.

Cërrik, vjehrri tenton të vrasë me thikë ish-dhëndrin e tij

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Linas të Cërrikut.
Majkëll Raga 32 vjeç banues në këtë fshat, pas një konflikti me ish-dhëndrin e tij, me iniciale F.M 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë të Elbasanit, e ka goditur këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të lehta.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIMOZA DERVISHI/ Pastrimi politik si slogan për fushatën e ardhshme!
Previous article KAPITENI I KOMBËTARES/ AGOLLI: Zgjedhjet i bën trajneri, unë përgjigjem për gjithçka te skuadra

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT