Dalin disa nga pamjet brenda kasolles ku jetonte viktima 43 vjecare Alket Muhaj, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.
Kasollja sot ka qenë pa zot, pasi bashkëshortja kishte shkuar për të përcjellë në banesën e fundit, burrin e saj të vrarë për vdekje një ditë më parë. Ceremonia mortore është organizuar mesditën e sotme në Patos pasi kjo ka qenë edhe kërkesa e të atit të viktimës ku jetonte prej 20 vitesh në qytetin e vogël pranë Fierit pas largimit nga Rabija.
Brenda plevicës shihen qartë kushtet aspak normale ku hapësira e vogël shërbente si dhomë gjumi, kuzhinë, tualet madje edhe për trajtimin e të imtave.
Viktima ka qëndruar tre vitet e fundit në këtë ambjent ndërkohë që merrej me mbarështimin e të imtave në fshatin Rabije.


