• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E TË RINJVE NË VLORË/ Flet babai i njërit prej tyre: E pyeta pse u kthye nga Belgjika, më tha…
Home
Breaking News

ZHDUKJA E TË RINJVE NË VLORË/ Flet babai i njërit prej tyre: E pyeta pse u kthye nga Belgjika, më tha…

9 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lutfi Xhaferri, i cili jeton i vetëm në katin e dytë të një pallati në qytetin e Vlorës, pret dita-ditës ndonjë lajm për fatin e të birit të zhdukur. Ai bën apel që Policia të intensifikojë hetimin për të mësuar për fatin e djalit të tij, Albanos. Ai është marrë në pyetje edhe në Policinë e Vlorës, por ka ngritur supet nëse i biri ka pasur konflikte të hapura. Albano jetonte në Belgjikë dhe kishte ardhur të shihte fëmijët e tij, të cilët jetonin me të ëmën. Siç shprehet babai i tij, ai ka dalë nga banesa pas një telefonate më datën 18 qershor dhe prej më shumë se dy muajsh nuk kanë asnjë informacion për fatin e tij.

Z. Xhaferri, kur dhe në çfarë rrethanash është larguar djali juaj nga banesa?

Gjithçka ka ndodhur në datë 18 qershor. Djali kishte lënë fëmijën e tij këtu tek unë, pasi ai jeton në një tjetër banesë me familjen e tij, gruan e dy fëmijët. Atë ditë erdhi që të merrte fëmijën dhe u largua për në shtëpinë e tij. Më pas mësuam se dikush e kishte kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe Albano kishte dalë për t’u takuar me këtë person, që e priste poshtë banesës së tij. Ata janë larguar së bashku. Prej asaj dite ne nuk kemi më asnjë kontakt me të. Data, siç e thashë, ka qenë 18 qershor, rreth orës 10:30.

Albano jetonte në Shqipëri apo jashtë vendit?

Jo nuk jetonte këtu, kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Belgjika. Kur e pyeta pse kishte ardhur, më tha se e kishte marrë malli për fëmijët e tij që i kishte këtu. E pyeta nëse kishte ndonjë problem dhe më tha “jo, nuk kam asnjë problem tjetër, thjesht erdha se më kishte marrë malli për fëmijët”.

Ju keni dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të tij në Belgjikë?

Jo, nuk jam në dijeni se mund të kishte diçka në Belgjikë ku jetonte prej kohësh. Nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë tjetër çfarë mund të kishte andej…

Albano Xhaferri

Me kë ka ardhur djali në Shqipëri?

Kam mësuar se ka ardhur me një djalë tjetër. Nga sa kam mësuar, edhe ky djali është zhdukur rreth 20 ditë apo një muaj më vonë së Albano. Erdhi edhe i ati i tij në familje dhe më pyeti. Por nuk dija ndonjë gjë dhe nuk e njihja djalin e tij, apo dhe vetë babain e tij që më erdhi në shtëpi.

Ju kur e bëtë denoncimin në Polici?

Denoncimin e bëri në Policinë e Vlorës gruaja e tij dhe djali tjetër imi, rreth tetë ditë më vonë nga largimi. Jemi interesuar deri më tani edhe në Polici, por edhe në Prokurori dhe na kanë thënë që çështja është në hetim. Por nuk na dhënë ndonjë tjetër detaj. Thjesht që po hetohet.

A keni ju dijeni se me kë është larguar djali atë ditë?

Nuk e di, por kur pyetëm në Polici dhe në Prokurori, na thanë se e kanë shpallur në kërkim atë personin që e ka marrë djalin tim te shtëpia. Them se e dinë se kush është dhe ndoshta e mësojmë se përse ka ndodhur ngjarja. Të dimë se çfarë ka ndodhur. Shpresojmë për më të mirën. Bëjmë më shumë se dy muaj që presim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Vdes trajneri në aksident, plagoset portieri
Previous article PAS LARGIMIT TË TOHIRIT/ Ja sa kushton tani klubi zikaltër

F.autor

Postime të ngjashme

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT