• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NAMI” NË DURRËS/ Katër raste të denoncuara DHUNE brenda një ditë. Tre FEMRA dhe…
Home
Breaking News

“NAMI” NË DURRËS/ Katër raste të denoncuara DHUNE brenda një ditë. Tre FEMRA dhe…

8 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithëse jemi në vitin 2018, konfliktet dhe mosmarrëveshjet brenda familjes vazhdojnë të zgjidhen me forcën e ‘dajakut’.

Episodet e dhunës mbeten mjaft prezente në shumë familje durrsake dhe dëshmi e kësaj është numri i madh i denoncimeve të personave të ndryshëm, të cilët tregojnë pranë komisariateve të policisë së qarkut Durrës rastet e dhunës të ushtruar nga bashkëshortët/et, partnerët/et, prindërit, bij e bijat, nuset e dhëndurët, kunati/a, vjehrri etj.

Vetëm në 24 orët e fundit në Durrës janë denoncuar në komisariatin e policisë 4 raste të reja dhune.

Në të 4 rastet, vihet re se dhuna është ushtruar nga meshkujt, përkatësisht bashkëshorti, djali, kunati dhe bashkëjetuesi.

Ndërkohë të dhunuar kanë mbetur 3 femra dhe një baba, që është rrahur nga i biri.

Megjithëse numri i madh i denoncimeve është shenjë ndërgjegjësimi për viktimat e dhunës në familje, ai mbetet një tregues mjaft negativ sesa e pranishme është dhuna fizike dhe psikologjike brenda 4 mureve të shtëpisë.

Njoftimi i policisë Durrës:

  1. Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N. Sh., vjeçe 22, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi F. M., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
  2. Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G. T., vjeç 68, banues në Durrës, pasi  djali, shtetasi R. T., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  3. Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A. B., vjeçe 43, banues në Durrës, pasi  kunati, shtetasi I. B., vjeç 50, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  4.  Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. P., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi  bashkëjetuesi, shtetasi  B. A., vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QESHARAKE/ Të shënon pa luajtur: Rexhinaldos i faturojnë një gol te Mozambiku (VIDEO)
Previous article Xhensila dhe Besi në momente ROMANTIKE! Çifti puthen në makinë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT