Policia e Rrugore e Tiranës, për çdo ditë “shfaq” filma në rrjetet sociale, për “punën” e saj si “polici gjobëvënëse”. Por, me gjithë tentativën për të mbushur arkën e shtetit, Policia Rrugore, nuk po përmbush misionin e saj kryesor, minimizimin e aksidenteve dhe viktimave.
Tregues i qarë për këtë janë 24 orët e fundit, ku në rrugët e kryeqytetit kanë ndodhur 4 aksidente me pasojë, përfundimin në spital të 5 personave.
Drejtoritë Vendore të Policisë – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
- Më datë 06. 09.2 018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. D., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar këmbësorin I. D., vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 06. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F. M., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hasan Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren T .P., vjeçe 66, banues në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 06. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. B., vjeç 28, banues në Vlorë, pasi në rrugën “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, me drejtues N. Gj., vjeç 57, banues në Tiranë dhe për pasojë është dëmtuar N. Gj., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 06. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. H., vjeç 31, banues në Fushë Krujë, pasi në rrugën Tiranë – Durrës, në Yrshek, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, me drejtues Z. T., vjeç 25, banues në Tiranë, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, shtetasit R. S., dhe M. B., banues në Durrës dhe Fushë Krujë, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


