• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Le Figaro: Pritet që Macron ta bindë Merkelin
Home
Rajon

KORRIGJIMI I KUFIJVE/ Le Figaro: Pritet që Macron ta bindë Merkelin

6 September, 2018 k.autor Nderkombetare, Rajon

E përditshmja prestigjioze franceze “Le Figaro” ia ka kushtuar një tekst të veçantë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka cituar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shefin e stafit të tij, Bekim Çollakun, si dhe disa analistë francezë.

Sipas “Le Figaro”, Thaçi dhe Vuçiç nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, por kanë vendosur, që në emër të paqes dhe stabilitetit, të punojnë së bashku drejt pajtimit të popujve të tyre.

“Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Presidenti i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë do të jenë në gjendje të konsolidojnë pajtimin e tyre deri në mes të nëntorit në Paris, në Forumin për Paqe, që do të organizohet nga Elysee”, shkruan gazeta franceze.

Njëzet vjet pas luftës, serbët në veri të lumit Ibër – lumi që ndan Mitrovicën në dy pjesë– ende nuk i njohin institucionet e Kosovës, pasi e konsiderojnë Beogradin si kryeqytetin e tyre. I njëjti tension mund të gjendet në jug të lumit.

“Status quo-ja është e keqe për të gjithë”, pranon Bekim Çollaku, shefi i stafit të Hashim Thaçit për mediumin francez.

Sipas të përditshmes franceze, të dy presidentët megjithatë kanë një interes të përbashkët: të ecin më shpejtë, krah për krah, drejt integrimit europian.

Duke folur për qëndrimin amerikan, gazeta shkruan se John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare, deklaroi në fund të gushtit se Uashingtoni nuk do të kundërshtonte rregullimet territoriale.

“Franca është gjithashtu në favor të këtyre rishikimeve, siç është edhe Austria. Federica Mogherini është e gatshme të mbështesë atë që Presidenti i Kosovës paraqet thjesht si një korrigjim territorial”, shkruan gazeta “Le Figaro”.

Sipas një diplomati francez, ekziston një dritare e mundësisë përpara zgjedhjeve europiane, por duhet të veprojmë shpejt.

Në të vërtetë, zgjedhjet mund të rezultojnë që Komisioni të bëhet edhe më nacionalist dhe më i pavullnetshëm për zgjerimin e mëtejshëm.

“Paqja mes Kosovës dhe Serbisë është e pashmangshme”, siguroi Hashim Thaçi për Le Figaro në qershorin e kaluar.

Në Perëndim, Gjermania ka mbajtur kundërshtimin e saj ndaj çdo forme të ndryshimit të kufijve, duke patur parasysh se kjo do të hapte “Kutinë e Pandorës” për kërkesat e minoriteteve brenda Ballkanit: serbët e Bosnjës, hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët e Maqedonisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rita Orës iu shqep fustani/ Këngëtarja nuk kishte veshur as reçipeta në festën e “GQ Awards”
Previous article VRASJET/ Bilanci i frikshëm i Nishanit dhe Bashës si Ministra të Brendshëm alarmoi zyrën e Kombeve të Bashkuara

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT