Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, që tronditi jo pak vendin. Biznesmeni Arjan Ferracaku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga persona ende të pa identifikuar.
Mirëpo, dita ditës detaje të reja dalin në dritë. Një nga më të fortat ka qënë ajo e sotmja ku Artan Hoxha sqaron se 30 vjeçari nuk ka qënë shënjestra e vërtetë.
***
Hoxha u shpreh se objektivi i vërtetë i autorëve ishte Asmer Bilali, boksier dhe personazh i njohur në kryeqendrën e veriut. Sipas gazetarit investigativ, autorët ngatërruan shënjestrën, pasi Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë.
Gazetari Hoxha gjatë emisionit në Report Tv publikoi edhe një foto të Ferracakut dhe Bilalit duke kalëruar. Sikur duket nga fotoja, Ferracaku dhe Bilali ngjajnë shumë, të dy të veshur si kaubojsa me kapele tipike, po ashtu edhe rrobat, thuajse njëlloj.
Ndryshimi i vetëm është se kali i Bilalit është i zi, racë arabe, ndërsa i viktimës kafe e errët, por pjesën e kokës e kanë njëlloj. Një ngjashmëri e tillë thuajse në gjithçka ngatërroi autorët në shënjestër. Por në momentin e vrasjes, Ferracaku nuk ka qenë me Bilalin, por me dy persona të tjerë.





