Njihej si miku më i ngushtë i Izet Haxhisë, por duket se juristi Romeo Kara ka dal haptazi kundër tij dhe të dashurës së tij, Erjonës.
Romeo dhe Izeti në Turqi
Midis Erjonës dhe Romeos duke si një luftë e hapur me statuse, ku akuzat “hidh e prit” nuk mbarojnë.
Romeo i permend Izetit çështjen e nxehtë të Berishës, e ndërsa Erjona i kujton Romeos gruan e parë e të dytë.
Më poshtë, AlpeNews.al ju sjell dhe reagimet:
Çfarë deklaroi Erjona:
Në statusin e tij, Karaj shkruan se fillimisht vlerësimet për Izetin iu rritën kur ai u pendua publikisht për ato që kishte bërë gjatë kohës kur i shërbente Berishës si truprojë por sipas tij në fund qeni kthehet gjithmonë tek i zoti.
“Minimumi ky trimi virtual le te thote: kush e njoftoi Berishen per kaseten qe Azemi ju dha Haklajve? Ne cilin furgon ishte naten e vrasjes se Azemit? Ku ishte pas vrasjes se Azemit? Kush i zhduku armet apo armen e vrasjes se Azemit? Kush e njoftoi Berishen per pranine e Jaho Salihit aty etj? Ja pra qe paska shume arsye qe ceshtja te mos hapet. Si u be i mundur rihapja e procesit? Apo i fryu sopranoja e Parisit?”
Më tej ai shkruan se Izeti jo vetëm që nuk është vetësorëzuar po është arrestuar në një lokal në Kusadasi, pikërisht aty ku është arrestuar dhe herën e parë.
Por sipas tij, Izeti vetëm është mburrur me denoncimet e Saliut, por kurrë nuk ka folur për çështjen Hajdari.





