Një 57 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Marinzë ditën e djeshme.
Mësohet se shtetasi me inicialet J.B, banues në fshatin Vidhishtë, është gjetur i vdekur në vendin e punës në Marinzë ku punonte si roje në një ndërrmarrje që merret me nxierrjen e naftës.
Policia thotë se vdekja e 57 vjeçarit ka ardhur nga shkaqe natyrale, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për vlerësim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.09.2018, në fshatin Marinëz, në vendin e punës, ku punonte si roje në ndërmarrjen e naftës, ka vdekur shtetasi J.B., vjeç 57, banues në fshatin Vidhishtë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.


