Është shkarkuar ditën e sotme Drejtori i Burgjeve, Arbën Çuko. Në vënd të tij është vendosur një emër i njohur ai i Stefan Çipës.
Motivi ishte për përmirësim të sistemit të burgjeve.
Kush është Stefan Çipa, ish kryebashkiak i Sarandës dhe ish zv.ministri:
Stefan Çipa u lind më datë 20 Janar 1959, në Sarandë. Ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor dhe për Shkenca Ekonomike.
Në vitin 1991, zgjidhet Kryetar i Komitetit ekzekutiv pluralist në Sarandë. Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funksionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar.
Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Ka njohuri të mira të gjuhës angleze dhe greke.
/AlpeNews.al



