• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISHIKIMI I KUFIJËVE/ Vuçiç me deklaratë të fortë: Të heqim “mllefet” e 200 viteve me shqiptarët
Home
Rajon

RISHIKIMI I KUFIJËVE/ Vuçiç me deklaratë të fortë: Të heqim “mllefet” e 200 viteve me shqiptarët

3 September, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve. Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se gjithçka që ka folur e bërë do të shkruhet në histori.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t’i plotësojmë dëshirat”, është shprehur Vuçiq.

Ai dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në vendkalimin kufitar mes dy vendeve, në Tabanoc afër Kumanovës përuruan një pikë të përbashkët doganore.

Projekti “One Stop Shop” parashikon që automjetet me mallra dhe mjetet tjera transportuese, t’i nënshtrohen vetëm njërës pikë doganore, duke lehtësuar kështu procedurat e kontrollit.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se mbështet çfarëdo zgjidhje që do të arrijnë dy vendet e që do të ishte në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe më gjerë në rajon.

“Maqedonia mbështet zgjidhje pozitive për Kosovën, zgjidhje e cila do të avanconte jetën e serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Kosovë, zgjidhje e cila do ta garanton paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, Serbi dhe gjithë rajonin. Është me rëndësi të veçantë që të gjithë liderët e rajonit të jenë të bashkuar për qëllimet e përbashkëta, kjo nënkupton paqe të përhershme, bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.

Thaçi e Vuçiq do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fati i të burgosurve të mbetur të Guantamos, ende i paqartë
Previous article "RYSHFET APO JO FALEMINDERIT?"/ Shifrat e STUDIMIT të Qeverisë: 23 përqind e inspektorëve pranuan... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT