• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RYSHFET APO JO FALEMINDERIT?”/ Shifrat e STUDIMIT të Qeverisë: 23 përqind e inspektorëve pranuan… (FOTO)
Home
Sociale

“RYSHFET APO JO FALEMINDERIT?”/ Shifrat e STUDIMIT të Qeverisë: 23 përqind e inspektorëve pranuan… (FOTO)

3 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Inspektorët e agjencive dhe inspektorateve të ndryshme gjithmonë kanë qenë në shënjestrën e akuzave për korrupsion, por një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit. Ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore. Bizneset pohuan se 66.8% të rasteve inspektorët janë të pajisur me autorizimin përkatës, por në 33 për qind të rasteve ato nuk e kanë një autorizim kontrolli.

Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Qeveria tashmë ka nisur një proces reformimi të agjencive qeveritare dhe të gjitha inspektorateve dhe në këtë kuadër Ministria e Sipërmarrjes zhvilloi një një Pyetësor për Biznesin, me qëllim mbledhjen e opinioneve tuaja rreth shërbimit të inspektorateve, ky anketës ju përgjigjen 587 biznese në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Qeveria synon që duke ofruar disa shërbime online të shmangë keqtrajtimin e qytetarëve dhe bizneseve nga kontrollet fizike të inspektoreve.

Që nga ky vit 90 për qind e autorizimeve doganore të jepen online. Ky shërbim mund të bëhet nga shtëpia, madje edhe nga telefoni.

Qeveria ka nisur një proces për të fshirë 10 licenca, teksa synon të eliminojë 142 dokumente të cilat nuk do të kërkohen më për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë.

Gjithashtu rreth 201 dokumente do merren drejtpërdrejt nga platforma elektronike të vete institucioneve publike, përmes ndërveprimit me platformën elektronike e-Albania, ose ndërveprimit dhe komunikimit me institucionet publike përkatëse.

Numri i shërbimeve që Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë aktualisht ofron, reduktohet nga 59 në 13 duke transferuar 46 prej tyre në institucione varësie apo palë të treta.

Ndërkohë që e njëjta metodike është ndjekur edhe për rastin e institucioneve të vartësisë ku reduktohet numri i shërbimeve nga 201 në 111 duke transferuar 90 prej tyre në palë të treta të akredituara për këto shërbime, ose organizata jo qeveritare apo dhoma të tregtisë e industrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISHIKIMI I KUFIJËVE/ Vuçiç me deklaratë të fortë: Të heqim "mllefet" e 200 viteve me shqiptarët
Previous article PROJEKTI PËR "URËN E KELMENDIT"/ FOTO: Restaurimi i plotë i veprës që lidh dy fshatra

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT